TIRANË

Të pranishmit në emisionin “Real Story”“News24” kanë shprehur pikëpamjet e tyre në lidhje me paketën anti-shpifje. Gazetari Alfred Lela thotë se synimi i këtij ligji, të cilin maxhoraca synon ta miratojë në Kuvend, është kontrollimi i territoreve që qeveria momentalisht nuk ka akses.


Nga ana tjetër, Nënkryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Sami Neza, pohon se ky ligj bie ndesh me nenin 22 të Kushtetutës së Shqipërisë. Por, si rregullohet përmbajtja e mediave? Për këtë  analistët thanë se parimi kryesor është ai i vetërregullimit dhe jo goditja e mediave përmes forcës së ligjit.



Pjesë nga debati: 

Alfred Lela: Ky ligji nuk është për fakeneës, nuk është për të sunduar “fakenews”, është për të kontrolluar një territor ende të pa kapur nga qeveria. Këtu do të jemi dhe do ta shohim.

Sami Neza: Ligji shkon kundër nenit 22 të Kushtetutës

Alfred Lela: Unë jam për një formë të vetërregullimit, për një formë të miksuar. Duhet një tryezë me gazetarët, unë nuk kam qenë. Gazetarët janë të interesuar drejtpërdrejt për këtë ligj.

Sami Neza: Përmbajtja e mediave të shkruara nuk redaktohet as përmes ligjeve, e vetmi skenar është ai i vetërregullimi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb