TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një mesazh të qartë dhe të prerë në rrjetet sociale, sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit dhe mundësisë së bashkëpunimit mes PD dhe PS.

Basha shkruan se opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta largojë këtë qeveri, sipas tij, është e keqe.

“Le të jemi shumë të qartë për këtë: Ne do të fitojmë zgjedhjet me 25 prill dhe do ta largojmë këtë qeveri të keqe. Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet PD dhe PS.✌️”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb