SHBA

Pamela Anderson ndahet nga i dashuri pas 2 vjet lidhje me të dashurin, futbollistin, Adil Rami. Lajmin e njoftoi vetë aktorja me anë të një njoftimi të gjatë në Instagram. Shkak i përfundimit të lidhjes kanë qenë tradhtitë e Adil Ram-it, të cilat ajo nuk i kishte kuptuar.

“Është e vështirë ta pranoj! Më shumë se dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Më ka mashtruar, më ka bërë të besoj se po përjetonim një ‘dashuri të vërtetë’. Jam e shkatërruar që kur mësova se ai po jetonte një jetë të dyfishtë.

Si është e mundur të kontrollosh zemrat dhe mendjet e dy grave në këtë mënyrë? (Jam e sigurt që ishin më shumë se dy). Ai është një monstër! Si është e mundur që unë kam ndihmuar aq shumë njerëz dhe nuk isha e zgjuar mjaftueshëm të ndihmoja veten time?” – ka shkruar Pamela.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb