TIRANË

Protestuesit e thirrur sot nga opozita për të protestuar kundër korrupsionit dhe për rrëzimin e qeverisë janë përballur me një situatë të rëndë për shkak të gazit lotsjellës.

Gazetari Erjon Skëndaj i vendosur në Bulevard, në krah të Kryesisë së Kuvendit ka kapur disa momente kur një prej protestuesve është i shtrirë për tokë pa ndjenja, teksa protestues të tjerë mundohen t’i japin ndihmë. Nga pamjet, personi i lënduar duke në gjendje të rëndë.

Ndërkohë jo më pak tronditëse është pamja e protestuesve të tjerë të ulur në bordurë me kokën ndër duar teksa fshijnë sytë për shkak të gazit lotsjellës.

Ndërkaq gazetarja Dorjana Bezat raportoi live se një autoambulancë ka marrë një të ri që mbeti i lënduar kur ishte para Kryeministrisë ku u hodh gazi lotsjellës. Mësohet se i riu është lënduar në pjesën e këmbës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb