Pamjet e siguruara me dron tregojnë momentin kur Kryeministria rrethohet nga uragani i qytetarëve, ndërsa në kor dominojnë thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës. Hapësirat dhe rrugët përreth Kryeministrisë u mbushën brenda pak minutash nga mijëra qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora. Në pamjet nga ajri duket qartë fluksi i pandërprerë i protestuesve, duke krijuar një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në kryeqytet. Mendohet që pjesëmarrja të ketë kaluar shifrën e 250 mijë qytetarëve.

Turma e madhe është pozicionuar përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë shpalosur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Pamjet me dron pasqyrojnë përmasat e jashtëzakonshme të pjesëmarrjes, me qytetarë që shtrihen përgjatë gjithë aksit kryesor të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb