Rëndohet bilanci nga aksident i rëndë i ndodhur pak çaste më parë në bypassin e Orikum-Kaninë, në Vlorë. Mësohet se ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri që ndodhej më të. Policia njoftoi paraprakisht se pasagjeri kishte mbetur nën inerte.

Në pamjet e rënda nga vendngjarja shihet kamioni i rrënuar dhe i bërë “copë-copë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i paraprak i policisë:Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb