Medait e huaja kanë publikuar një video që dëshmon sulmet ruse mbi civilët.

Në pamjet në fjalë, shihet se si një qytetar në Mariupol, qëllohet pamëshirshëm nga një tank rus. Qytetari shihet duke ecur në rrugë, kur një tank nis ta qëllojë.

Më pas, në pamje shfaqet vetëm një shpërthim i madh dhe tym, duke mos ditur më shumë për fatin e burrit. Kujtojmë që sot jemi në ditën e 20 të pushtimit rus në Ukrainë.

Deri më tani janë shënuar shumë viktima dhe dëme, ndërsa delegacionet e dy vendeve janë duke zhvilluar bisedime për paqen.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: