BERAT

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur pasditen e djeshme në Berat, ku punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë bashkisë, Shkëlqim Metkaj, humbi jetën, teksa u rrëzua duke prerë një pemë shekullore.

Gazetarja Eneida Petova sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda nga vendngjarja, që tregojnë momentin e rrëzimit të 46-vjeçarit Metkaj.

Në video shihet momenti kur punonjësi është ngjitur në pemë me sharrën elektrike, dhe në momentin që pema bie, rrëzohet edhe ai. Dëmtimet kanë qenë të mëdha dhe fatkeqësisht i kanë marrë jetën 46-vjeçarit.

Ai kishte që prej orëve të para të mëngjesit, që punonte për prerjen e kësaj peme, bashkë me kolegët e tij, pasi pema ishte lëkundur mbi rrugë dhe rrezikonte jetën e qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb