Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të mbetet në pikat më të nxehta të përplasjeve, ndërsa tensionet kanë arritur nivele tejet alarmante.

Pas orëve të plota me gaz lotsjellës, ujë me presion, molotovë dhe shoqërime masive, në terren janë regjistruar momente edhe më kritike. Dy efektivë të forcave të rendit janë filmuar teksa mbajnë në duar armët e pajisura me plumba gome, duke i drejtuar drejtpërdrejt në shenjë kundër grupeve të të rinjve dhe protestuesve të pranishëm.

Këto pamje dëshmojnë përshkallëzimin e rrezikshëm të masave të dhunshme të përdorura në terren, ndërkohë që qindra qytetarë vijojnë të mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut të lëndimeve fizike nga përdorimi i armëve me plumba gome në distancë të afërt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb