Elbasani dhe Tirana përballen me njëra-tjetrën në orën 16.00 në Elbasan Arena. Para takimit, ka patur tension dhe kaos, teksa tifozët bardheblu janë future në fushën e lojës.

Folësi i stadiumit ka bërë thirrje për qetësi, duke paralajmëruar masa, në rast se vazhdohet e njëjta situatë. E menjëhershme ka qënë ndërhyerja e policisë, për të mos lejuar agravimin e mëtutjeshëm. Vlen të theksojmë se  tensioni ka qënë i madh edhe jashtë stadiumit.

Sa i takon sfidës, Elbasanit i duhen pikët për vendin e parë, ndërsa në krahun tjetër, Tirana kërkon pikët e mbijetesës.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: