LEZHË

Është konfirmuar një viktimë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku një kamion vuri poshtë një makinë tip “Benz”.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se pas më shumë se dy orësh është nxjerrë nga automjeti një trup i pajetë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ndërkohë, gazetari Ndreka sjell dhe pamje nga vendngjarja, ku shihet se makina është futur e gjitha poshtë kamionit, duke u shtypur plotësisht. Ndërsa në pamjet e fundit që sjell gazetari në “BalkanWeb” shihet momenti kur makina e shkatërruar është nxjerrë nga kamioni.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb