Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mbrëmje kullotat në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj, e cila thekson se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari.

Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit, duke dëmtuar rëndë zonën që shërben për bagëtitë. Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë djegur 1 ha kullotë.

Ndërkaq, forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës nën drejtimin e shefit të PMNZSH, Kujtim Bizhga, kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve evitoi prekjen e sipërfaqeve të tjera në zonë. Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës po heton dhe ka identifikuar 2 zjarrvënës.

Zjarrr
Zjarrr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb