Në lokalitetin e Kashnjetit problemet me rrëshqitjet e dherave vijojnë të detyrojnë banorët që të shpërngulen që aty.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se në fshatin Sukaxhi, Njësia Administrative Ungrej është shembur një banesë, si rezultat i shembjes dheut.

Banesa e Pjeter Ndue Fizit është ndarë në mes si pasojë e rreshkitjes së gjithë zonës përreth, duke e kthyer në një rrezik për familjarët.

Sipas familjarëve, ata janë larguar tashmë duke u strehuar tek të afërmit, ndërsa e shohin të pa mundur rikthimin e tyre aty. Nga ana e organeve ende nuk ka asnjë ndihmë për banorët e prekur, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, flitet për disa ndihma që qeveria ka vënë në dispozicion për familjet e prekura.

Ndërkohë mësohet se një qytetar në Njësinë Administrative, Shenkollë, në fshatin Tale 2 u bllokua në një pemë në mes të ujit pas përmbytjeve në këtë zonë. Bëhet fjalë për qytetarin me iniciale Z. L.

Emergjencat Civilë të Bashkisë Lezhë kanë realizuar një operacion shpëtimi në Tale për ta nxjerrë. Për të ndërhyrë dhe ndihmuar qytetarin e izoluar që kishte kërkuar ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me mjete lundrimi si dhe emergjencat civile duke vepruar sapo u ishte dhënë alarmi. Përsoni në fjalë kishte ngelur i bllokuar në grykëderdhjen e lumit Mat dhe falë ndërhyrjet se shpejtë u bë i mundur shpëtimi i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb