TIRANË

Ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri ka folur për situatën e COVID-19 në vend dhe atë në spitale në News24. Ajo tha se ka keqmenaxhim nga qeveria dhe autoritetet duke kërkuar investime në mjete e aparatura që mund të jenë jetike për jetën e personave të prekur.

Pampuri foli edhe për ndihëm e BE për Shqipërinë duke vënë theksin tek menaxhimi.
“Në këtë situatë çdo para e alokuar duhet të fokusohet tek pandemia. Sa masa janë marrë për blerjen e aparaturave të rëndësishme?
Pse nuk u jepet mundësia qytetarëve të testohen masivisht. Financimet në shëndetësi minimale. Nuk iu bëhet tamponi të gjithë përsonave të kontaktit.
Rasti më skandaloz është kur dikush në familje del me COVID-19 sa prej personave të familjes iu bëhet tamponi.
Dua të falënderoj BE dhe SHBA për ndikimin e jashtëzakonshëm. Ndihma një hap pozitiv dhe mbështetje e madhe por shpresoj që këto para të menaxhohen si duhet”, u shpreh Pampuri.

Sa i përket ndikimit të pandemisë në jetën e çdo qytetari, ajo tha se është e nevojshme siguria që duhet të japin autoritetet duke iu referuar mundësive për ta kaluar dhe mbijetuar kësaj sëmundjeje.

“Hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm kur një pacient referohet tek psikologu kërkon siguri. Siguria është e para dhe sot kërkohet siguri. Kjo jepet nëpërmjet fakteve konkrete. Nëse qytetarët do të kishin siguri, që ekziston kjo mundësi, kjo, kjo, jemi përballë këtyre vshtirësive por do ta kalojmë se kemi mundësi sigurisht nuk do kishte konfuzion.
Ky ankth mund të minimizohet me faktin që nëse dikush na fakton që ekziston mundësia që ne të mbijetojmë sigurisht do të jemi më të qetë. Ajo që do na qetësonte është vetëm fakti që ekziston mundësia për ta kaluar këtë”, tha Pampuri.

Po cilat janë grupmoshat që e përjetojnë më tepër dhe që kanë probleme ankthi nga situata? Ajo deklaroi se janë më shumë mosha e mesme dhe e tretë, të cilët kanë edhe probleme të tjera shëndetësore. Pampuri tha se sa më pak stres aq më lehtë kalohet sëmundja.
“Varet nga informacionet që marrin. Në periudhën e izolimit kisha një sugjerim që u bë disi virale, që kudo në media lexoje se ishin moshat e treta dhe u përjashtuan të rinjtë, adoleshentë. Në moshat e treta përveç problemeve të tjera kishin dhe ankthin e shtuar që mund të prekeshin.
Sot me informacionet që marrim thuhet se moshat e reja janë më të ekspozuara, por ato që friken më shumë është diku mosha e mesme dhe mosha e tretë. Sa më pak stres aq më lehtë kalon COVID. Sa më shumë stres aq më e agravuar do jetë. Të rinjtë duhet të jenë pak më vigjilentë sepse vigjilenca e tyre ndikon për të mbrojtur gjyshërit që kanë në shtëpi”, tha ajo.

Sa i përket politikës, Pampuri tha se pritet një shtator goxha i ngarkuar.
“PD po punon fort dhe kësaj periudhe që qytetarët një pjesë e mirë po pushojnë. Është një komision që po përzgjedh kandidaturat për deputetë. Ishte një korrik e qershor shumë i ngarkuar. Një situatë pas COVID shumë i ngarkuar. Zhbërja e atij pakti për reformën zgjedhore ishte një goditje e fortë për Kushtetutën. Do jetë një shtator politik goxha i ngarkuar.
Figurat e rëndësishme në PD kanë qenë dhe janë aty. Kanë bërë histori. Përshëndes faktin që dy nga figurat e rëndësishme janë në komisionin e përzgjedhjes së kandidaturave. Përveç faktit që historia e tyre është e domosdoshme ka rëndësi dhe qarkullimi i elitave. Prania e tyre krijon harmoni”, tha Pampuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb