Politikan i njohur dhe shkrimtari Namik Dokle, në këtë Panair të librit vjen me romanin “Dhjetë gramë nder”.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24, u shpreh ndër te tjera se mendon se njerëzit kanë një qasje pozitive ndaj Panairit. Ai tha se kjo është një festë shumë e mirë, që vë në kontakt lexuesin me librin.

“Besoj se njerëzit shkojnë në Panair për librin. Me rëndësi është që Panairi është një festë e librit, një festë e qetë pas atyre të zhurmshmeve. Kjo qetësi tregon se libri ka jetëgjatësi, sepse të ve në mendime, edhe kur nuk të pëlqen. Mendoj se Panairi është një moment kulminant për kontaktin e lexuesit me librin. Është edicioni i 26 që mbijeton dhe mbijeton mirë. Tjetër është se çfarë ndodh para dhe pas panairit”, tha ai.

Më tej ai shtoi se mendon se lexuesit janë më të shumtë gra sesa meshkuj, duke u shprehur se ‘meshkujt mjaftohen me kafenetë’.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb