Në emisionin “Kjo javë” në News 24, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, e cilësoi Panairin e Librit në Preshevë si një event historik.
Ajo theksoi rëndësinë e pranisë së librit shqip në këtë trevë shqip-folëse.
Sipas Bardhylit, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe tregon etjen për kulturë. Ajo u shpreh se ruajtja e gjuhës dhe mbështetja ndaj kulturës duhet të jenë prioritet.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli: Prania e librit shqip në Preshevë ishte event historik. Kjo është një trevë, ku flitet dhe shqip. Uroj që të kthehet në një traditë, pasi është zonë, që ka nevojë që në këtë krahinë të ruhet gjuha shqipe. Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Kultura duhet të mbështetet edhe nga qeveritë, kushdo që të jetë në pushtet. Kultura shqiptare pa diskutim që është pjesë e Europës.
(Balkanweb)
