Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe në fjalën te tij në Panairin e Punës në Universitetin e Ekonomisë, tha se duhet bashkëpunim, gjë që indikohet nga tregu.

Ai u shpreh se sot është e ardhmja që mendonim dikur,  ndërsa kushtet e sotme kërkojnë që gjithçka të bëhet me eficencë dhe shpejtësi.

“Sado politika të bëjmë, dhe të jenë të një mandati apo një qeverie, është e pamundur të kenë rezultat nëse nuk bashkëpunohet.

Duhet të jemi bashkë, jemi të dënuar të investojmë bashkë.

Tregu sot indikon që duhet të jemi bashkë. Duhet të jemi bashkë në të gjitha sfidat që përballemi.

E ardhmja është sot, jemi duke ekonomizuar familjen dhe të përditshmen tonë, për të arritur një cilësi jete. Mundohemi që gjithçka ta bëjmë sot me një shpejtësi dhe eficencë të veçantë.

Në një mënyrë kjo është e ardhmja që ne mendonim dhe që është sjellë sot”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: