Në Angli kanë nisur protestat kundër kryeministrit David Cameron pas skandalit të Panama Papers. I është akuzuar për pronësinë e aksioneve të babait të tij në “Panama Papers”. Kjo aferë e babait të Cameron nga ana e tyre është quajtur “hipokrizi”.

Të enjten, kryeministri britanik tha se ai i shiti aksionet para se të bëhet kryeministër, ku tha se ai kishte paguar të gjitha taksat në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të fitimeve nga shitja e 30 mijë funteve, shkruan BBC.

Opozita ka kërkuar nga kryeministri Cameron t’i publikojë të gjitha detajet për investimet e tij të fundit, ndërsa deputetët i kanë bërë thirrje Komisarit të Standardeve për të parë se pse aksionet e tij nuk janë shpalosur në regjistrin e interesave financiare të deputetëve.

Cameron: Mos fajësoni qeverinë. Ndjesë, do publikoj taksat e mia

Kryeministri britanik David Cameron thyen heshtjen për ‘Panama Papers’: “Ndjesë, duhet ta menaxhoja më mirë këtë cështje. Mos fajësoni qeverinë, por mua. Do publikoj gjithë taksat e mia”.

I ndodhur nën një presion të madh politik, mediatik, por edhe nga publiku vendas, kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se “ai është fajtor për mënyrën sesi trajtoi çështjen e aksioneve në një fond offshore”, pronë e babait të tij, aksione që ai i kishte shitur përpara se të bëhej kryeminister në 2010.
Cameron deklaroi në një forum të konservatorëve britanikë se do të duhej ta kishte përballuar më mirë krizën e shkaktuar nga skandali i taksave të “Panama Papers”.
“Nuk ka qenë një javë e mirë dhe nuk duhet fajësuar askush tjetër veçse unë. Do të publikoj shumë shpejt dokumentat e pagimit të taksave, jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet pararendase, duke u bërë i pari kryeministër dhe lider politik që bën një gjë të tillë, që është gjëja e duhur”, tha Cameron.
Ndërkohë udhëheqësi laburist i opozitës, Jeremy Corbyn deklaroi se “kryeministri ka gënjyer publikun dhe ka humbur besimin e britanikëve”.

Sondazhet tregojnë se sot shumica e britanikëve nuk i besojnë më si një javë më parë kryeministrit Cameron.

(d.b/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: