Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ka qenë sot në Mamurras ku ka vizituar një kompleks blegtoral. Nga kjo vizitë Panariti ka përfituar të konfirmojë mbështetjen financiare për investimet në blegtori.

Ai tha se ka perspektivë për të rritur kapacitetet në vend. “Rritje të mbështetjes financiare për investime në blegtori. Perspektivë për të rritur këto kapacitete në vend. Të garantojmë zbatimin e reformës veterinare”, ka thënë Panariti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: