Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 98.835. Ndërkohë që 2.008 persona kanë ndërruar jetë.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10,704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: