LEZHE– Një grumbull mbeturinash në Lezhë është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme. Mësohet se disa fëmijë, i janë afruar grumbullit të madh të mbeturinave që ndodhej pranë banesave të tyre, dhe i kanë vënë zjarrin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse, dhe po punohet për shuarjen e zjarrit.
(BalkanWeb)