Protestuesit u mblodhën edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e 134-t të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Si zakonisht, grumbullimi u bë në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisi marshimi në drejtim të Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, protestuesit ironizuan kryeministrin Edi Rama dhe denoncuan korrupsionin qeveritar. Marshimi drejt godinës së Kryeministrisë vijon në kuadër të protestave të përditshme kundër qeverisë.
