Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është shoqëruar edhe me spektakël në tribuna. Tifozët kanë prezantuar një koreografi të veçantë, ku spikat mesazhi “Ushtria Çlirimtare”, duke tërhequr vëmendjen në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Gjithashtu, thirrjet “UÇK” janë dëgjuar në të gjithë cepat e stadiumit.
Atmosfera në tribunat e stadiumit është pjesë e veçantë e kësaj përballjeje, ku rivaliteti mes dy skuadrave kryeqytetase shoqërohet tradicionalisht me koreografi, banderola dhe mbështetje të zjarrtë nga tifozeritë.
View this post on Instagram
