TIRANE – Nëse ju pëlqen panxhari, duhet me patjetër ta provoni. Panxhari është një nga burimet më të pasura të anti-oksidantëve, acidit folik, kaliumit, vitaminës C, fibrave dhe elementëve të tjerë të dobishëm, dhe ndihmojnë shëndetin kardiovaskular dhe qarkullimin e gjakut raporton Shendeti.
Përbërësit për dy gota janë:
1 panxhar i mesëm i zier ose i gjallë, i pastruar mirë dhe copëtuar në pjesë të vogla,
1 banane,
1 mollë,
1 portokall (mund t’i shtoni dhe pak kos nëse preferoni).
I vendosni të gjithë përbërësit në shtrydhëse, për t’u bërë më mirë përziera mund të shtoni edhe pak ujë ose një lëng tjetër frutash.
(BalkanWeb)