Papa Françesko ka mbërritur në Kazakistan ku edhe është takuar me autoritetet lokale në kryeqytetin e Nur-Sulltan.

Papa ka bërë thirrje për të ndalur luftën në Ukrainë.

“Këtu Papa Gjon Pali ll erdhi për të mbjellë shpresë menjëherë pas sulmeve tragjike të vitit 2001. Unë vij në rrjedhën e një lufte të çmendur dhe tragjike, siç është pushtimi i Ukrainës, ndërsa të tjera përplasje dhe konflikte rrezikojnë kohën tonë. Unë bëj thirrje për paqe, bëj thirrje për një rrugë thelbësore zhvillimi për botën e globalizuar”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: