Lufta në Ukrainë vjen në ditën e 235-të. Papa Françesko kërkon “në emër të Zotit që çmendurisë mizore të luftës t’i jepet fund”.

Ati i Shenjtë pohon se konflikti në Ukrainë ka vënë ndërgjegjen e miliona njerëzve në qendër të Perëndimit përballë realitetit të ashpër të një tragjedie humanitare që ekzistonte prej disa kohësh dhe njëkohësisht në vende të ndryshme.

Ndërkohë Kremlini denoncon një “sulm terrorist” në një poligon ushtarak në Belgorod, ku numri i viktimave ka shkuar në 11 dhe 15 persona janë plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb