Papa Françesku ka bërë thirrje për çarmatim ushtarak dhe kushte më të drejta pune përmes një mesazhi përpara Ditës Botërore të Paqes më 1 janar.

Shpenzimet ushtarake janë rritur mbi nivelet në fund të Luftës së Ftohtë dhe pritet të vazhdojnë të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, tha sot kreu i Kishës Katolike.

“Prandaj është urgjente që përgjegjësit në qeveri të zhvillojnë një politikë ekonomike që ndryshon raportin midis investimeve publike në arsim dhe fondeve të alokuara për armatimet,” sipas mesazhit të papës argjentinas.

Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për kushte më të drejta në botën e punës.

“Duhet të inkurajohen iniciativat për të siguruar që kompanitë të respektojnë të drejtat themelore të njeriut. Në këtë drejtim, politikanëve u kërkohet të luajnë një rol aktiv dhe të promovojnë një marrëdhënie të ekuilibruar midis lirisë ekonomike dhe drejtësisë sociale”, tha Papa.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb