TURQI-Papa Françesku do të vizitojë sot Turqinë duke realizuar kështu një udhëtim historik për të ndihmuar në dialogun ndërfetar në këtë vend. Në fillim të një udhëtimi tre-ditor, Ati i Shenjtë do të takohet me presidentin Taip Erdogan në Ankara, i cili ka dominuar politikën turke përreth 12 vjet, bëjnë të ditur mediat e huaja. Më pas, Papa ka në plan të vizitojë Stambollin për të realizuar një takim me kreun e kishës ortodokse. Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Turqi, Ati i Shenjtë pritet të vizitojë edhe xhaminë e sultan Ahmetit ose e njohur ndryshe si xhamia blu në Stamboll. Gjithashtu ai do të nënshkruaj edhe një deklaratë të përbashkët me Patriark Bartolomeon e Parë. Edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë së Turqisë, e përbërë nga 80 milionë banorë, është myslimanë, rreth 120 mijë janë të krishterë.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb