Në një mesazh drejtuar të rinjve gjatë vizitës në faltoren mariane të Muximës në Angola, Papa ka bërë një thirrje të fortë për paqe dhe solidaritet global.
Duke folur përpara besimtarëve, ai u kërkoi të rinjve të bëhen pjesë e “një projekti të madh” për ndërtimin e një bote më të mirë dhe më mikpritëse, ku nuk ka vend për luftëra, padrejtësi, varfëri apo pandershmëri.
Ai theksoi se vlerat e Ungjillit duhet të frymëzojnë jo vetëm jetën personale, por edhe shoqëritë dhe institucionet, në funksion të së mirës së përbashkët.
“Është dashuria që duhet të triumfojë, jo lufta”, u shpreh ai, duke e përmbyllur mesazhin me një thirrje për shpresë dhe bashkim mes njerëzve.
