Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sot në parlament deklaroi se Greqia do të zgjerojë kufirin detar me 6- 12 milje në detin Jon, dhe kjo ka trazuar ‘ujërat’ në Shqipëri.

Por zbulohet se para deklaratës së Mitsotakis në parlament, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias i cili së shpejti do të vizitojë Tiranën telefonoi dje Ramën.

Ai shkruan se foli me Ramën për marrëdhëniet bilaterale Greqi- Shqipëri dhe për zhvillimet në rajonin tonë. Dendias nuk specifikon se për çfarë u fol konkretisht në marrëdhëniet Greqi- Shqipëri.

STATUSI I NIKOS DENDIAS
Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama dhe ne diskutuam marrëdhëniet bilaterale midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe zhvillimet në rajonin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb