Derbi i Romës u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 2-0 por “sherri” ka vazhduar edhe më pas, me polemika të shumta. Mbrojtësi i Romës Antonio Rudiger deklaroi para ndeshjes se nuk i njihte fare lojtarët e Lacios, apo trajnerin e saj.

Fjalë që i tingëlluan si mungesë respekti mesfushorit të Lacios Luliç, i cili pas ndeshjes shpërtheu:

“Rudiger më bën si fenomen tani, por deri para dy vitesh shiste çorape në Shtutgart. Nuk ka faj ai, por ata rreth tij, që e rritin pa asnjë edukatë. T’i lemë mënjanë provokime të tilla, që do të ndodhin edhe në të ardhmen”, është shprehur Luliç.

Deklarata e Luliç mund të konsiderohet raciste, por boshnjaku mohon: “T’i kërkoj falje? Lereni këtë muhabet, edhe të bardhët shesin çorape”, ka thënë Luliç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: