Sektori i bujqësisë dhe ndikimi që po jep përhapja e koronavirusit është temë diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

I ftuar në studio, analisti Shpëtim Nazarko u tregua mjaft kritikë, teksa tha se ky sektor ka shumë probleme , ndërsa shtoi se ndoshta situata e krijuar nga koronavirusi do të na sjellë në binarë.

Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili iu shmang diskutimit, duke thënë se janë aty për të folur për ndikimin që koronavirusi ka te ky sektor dhe çfarë po bën qeveria për ta ndihmuar.

Pjesë nga diskutimet:

Shpëtim Nazarko: Është padiskutim tema më serioze e këtij diskutimi buqjësia, jo vetëm për koronavirusin. Këtu më kujtohet Arbër Xhaferri, kur fliste për atë që quhej komonuelthi ekonomik. Para se të shohim ëndrra të mëdha, ne duhet të shohim Kosovën. Kjo përkon dhe me idenë e ministrit për të zgjeruar tregun tonë, se ne mund jemi të aftë për një gjë e Kosova për një gjë tjetër. Ky treg pastaj bëhet i fuqishëm, për të shkuar te ai 50 milionëshi ose 100 milionëshi. Fakti që pashë para një jave se fermerët kanë shumë vështirësira këtë periudhë. Komonuelthi ekonomik do të japë efekte shumë të mirë. Ne ende lundrojmë në import shumë më tepër se në eksport.

Bledi Çuçi: Duhet të biem darkod se sot jemi këtu për të folur për ndikimin e koronavirusit në sektorin e bujqësisë. Unë e di shumë mirë sa halle ka sektori. Më mirë se unë nuk i di askush hallet e këtij sektori. Një nga shtyllat tona është forcimi i industrisë përpunuese. Jemi i vetmi vend në Ballkan, që kemi hapur dy thirrje brenda një viti. Janë në zbatim dy kontrata të fuqishme, që do e rrisin shumë fuqinë përpunuese të fruta-perimeve shqiptare.

Nazarko: Nëse prodhimi i lëkurëve vjen nga zonat e Labërisë, a i kemi aty fabrikat e përpunimit?

Çuçi: Ne po mbjellim sot në tokë të kripur, që as Enveri nuk ia arriti dot. Por sot ne falë teknologjisë mund të mbjellim dhe të prodhojmë.

Nazarko: Po të shkoj unë tani nga Tirana në Durrës nuk shikoj shumë toka të punuara. Nuk ka arsye që kjo çmenduri kombëtare të mos na mbajë dhe në sektorin e bujqësisë. Kjo çmenduri ekziston, edhe pse unë nuk po them që s’ka përpjekje nga ju për ta zbutur këtë çmenduri.

Çuçi: Pa diskutim që ne kemi shumë resurse, që nuk i kemi përdorur siç duhet.

Nazarko: Fakti që raporti import-eksport është zvogëluar tregon sukses, por unë e përmenda periudhën e Duçes, sepse nëse do iu pyes sot për blegtorinë, mesa di unë s’ka më shumë se 3 mijë dele, ndërkohë që në ’90 e lanë me 25 mijë dele. Ka shumë probleme. Ndoshta kjo situatë e keqe e koronavirusit na bjen në binarë, sepse ne s’kemi as flori, as para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb