TIRANË

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar sot festën e gruas, ndërsa shkruan se parajsa është në këmbët e Mëmës.

“Edhe në këtë vit të vështirë që po kalojmë, motrat dhe nënat , po rrëfejnë shpirtin e mrekullueshëm të tyre. Dhimbsuria dhe kujdesi i tyre, u janë bashkuar gjithmonë vullnetit të Zotit të Lartë, duke na lehtësuar sado pak plagët e shpirtit dhe duke na mbajtuar në këtë botë, falë kurajos dhe lutjeve që bënë për çdo të sëmurë.”- shkruan Kryegjyshi Botëror Bektashian në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë:

Gëzuar 8 Marsin
Të dashura vajza dhe gra, nëna dhe motra Dita e sotme, 8 marsi, më jep mundësinë t’ju uroj dhe bekoj të gjithave ju: Zoti ju dhente Jete sa me te te lumtur dhe ju plotësoftë çdo dëshirë! Paçi mbarësi të përjetshme në familjet tuaja biologjike dhe shpirtërore! Me qumshtin tuaj te gjirit, ju na mëkoni dashurinë dhe devocionin ndaj familjes Krijuesit, ndaj gjithçkaje të mirë per jeten jetes
Edhe në këtë vit të vështirë që po kalojmë, motrat dhe nënat , po rrëfejnë shpirtin e mrekullueshëm të tyre. Dhimbsuria dhe kujdesi i tyre, u janë bashkuar gjithmonë vullnetit të Zotit të Lartë, duke na lehtësuar sado pak plagët e shpirtit dhe duke na mbajtuar në këtë botë, falë kurajos dhe lutjeve që bënë për çdo të sëmurë.

Prandaj sot ju uroj motra e nëna Gëzuar 8 marsin, mbarësi paçit ngaherë!
Zoti ju bekoftë të gjithave!
Amin!
Kryegjyshi Botëror Bektashian
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: