Udhëheqja palestineze ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Ureykat në një deklaratë në Tëitter, pa përmendur emër, paralajmëroi Serbinë që mori vendim për të transportuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe Kosovën që duke njohur Izraelin pohoi se do të hapë ambasadë në Jerusalem.

Ureykat i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare. “Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që do të hapin ambasadë ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Thyerja e drejtësisë ndërkombëtare nuk tregon fuqi, madje e kundërta, është tregues i dobësisë”, ka thënë ai.

Në Shtëpinë e Bardhë, Kosova shkëmbeu njohjen me Izraelin me planin me çka parashihet edhe hapja e ambasadës në Jerusalem. Ndërkohë Serbia do të transferojë ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: