Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, mediat e huaja shkruajnë se burime pro-ruse dhe pro-ukrainase kanë njoftuar për një ofensivë të madhe pranverore ruse, në javët e fundit.

Nga ana e tyre mediat pro-ruse e përshkruajnë si një operacion të madh që jo vetëm do të kthejë valën e luftës, por edhe do t’i japë fund asaj. Ndërsa mediat pro-ukrainase gjithashtu kanë shkruar se ofensiva pranverore ruse mund të kërcënojë seriozisht aftësitë mbrojtëse të Ukrainës.

Kjo është edhe arsyeja përse autoritetet ukrainase i bëjnë thirrje Perëndimit që të furnizojë Ukrainën me më shumë armë. municione dhe pajisje ushtarake.

Ukrainasit pretendojnë se një nga përfundimet është se problemi më i madh i ushtrisë ruse (së bashku me stafin komandues të paaftë dhe armët e vjetruara) është numri i pamjaftueshëm i ushtarëve të gatshëm për të luftuar dhe se e vetmja mënyrë që Rusia të fitojë në Ukrainë është të formojë një ushtri prej deri në pesë milionë njerëz.

Për të formuar një forcë prej dy milionë trupash të gatshme për veprim në Ukrainë, Putini do të duhej të urdhëronte një raund tjetër mobilizimi, shumë më masiv se i pari.

Me pak më shumë se 300,000 rezervistë të mobilizuar deri më tani, ushtria ruse mund të vendosë rreth 500,000 ushtarë në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: