TIRANË

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kujtojmë se Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, një mbledhje e paralajmëruar dje ku edhe paralajmëroi shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se sot anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD i kanë dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kërkuar ta bojkotojnë mbledhjen, pasi sipas tyre është e paligjshme.

Janë 480 anëtarë të Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar në zgjedhjet e disa muajve më parë, bëhet fjalë për deputetët, kryetarët e degëve dhe zyrtarë të tjerë të PD.

Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb