Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Rusia është e frikësuar nga NATO dhe se sipas tij po përpiqet që të organizojë një luftë të ftohtë në territoret e saj fqinje.

Gjithashtu ai ka theksuar se trupat ruse ndodhen ende në Transnistria dhe se këtë gjë Europa ka vazhduar ta tolerojë.

Këto deklarata presidenti ukrainas i mbajti në seancën plenare të EPC. “Çdo shtet europian duhet të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s. Ne shohim se çfarë po ndodh në Bjellorusi, apo në Gjeorgji”, ka thënë ndër të tjera Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb