Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.
