Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e veriut ndërsa në relievet e tjera kodrinore – malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Reshjet në formën e shtrëngatave do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera – herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb