Vendi ynë ditën e hënë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e i nxehtë në të gjithë vendin. Vranësirat parashikohen mesatare deri të dendura në veri si dhe në juglindje në orët e mesditës.
Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryrë me drejtim veriperëndimit – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
