Ditën e premte Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës priten edhe vranësira kalimtare, ndërsa në zonat malore të jugut të vendit mund të ketë reshje lokale shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, por herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të forcohet deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi në Deti Adriatik dhe Deti Jon do të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb