Manchester Siti do të mbrojë titullin kampion, ndërsa Norwich do të rikthehet në Championship. Këto janë verdiktet që ka dhënë Superkomjuteri në Angli, i cili ka stimuluar rezultatet e mundshme të 38 javëve të Premier Ligës së sezonit 2021-2022.

Sipas llogarive të tyre, Arsenal do t’i dënojë tifozët e vet me një tjetër sezon të vështirë, duke u renditur në vend të 7-të dhe përjetuar një tjetër sezon jashtë Ligës së Kampioneve.

Por, ka lajme të mira për Chelsea. Kampionët e Europës do të jenë rivalët kryesorë të “Qytetarëve” dhe do të renditen në vend të dytë. Ndërkohë që Liverpool parashikohet që për të dytin sezon radhazi ta mbyllë i treti, ndërsa Tottenham, Leicester dhe Arsenal do të mungojnë sërish në katërshen e parë.

Manchester United do të rrëshqasë nga kreu pavarësisht se ka bërë dy goditjet më të rëndësishme të merkatos deri tani në Angli. Gjithsesi, “Djajtë” do të sigurojnë biletën e fundit që të dërgon në Champions.

Skuadrat që superkompjuteri rendit në tre vendet e fundit të klasifikimit janë ekipet e Brentford, Watford dhe Norwich. Të tria skuadrat që u rikthyen në Premier League këtë sezon parashikohet që të luajnë sërish në Championship gjatë 2022-2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb