“Paris-presse” ka botuar, në ballinat e 20 dhe 24 dhjetorit 1968, dy shkrime në lidhje me emetimin asokohe nga Republika e Shqipërisë të dy monedhave prej ari dhe argjendi me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

(Komunikatë.)

Emetim zyrtar i Republikës i Shqipërisë

Mësojmë se tashmë është e mundur të regjistroheni pranë Bankave për monedhat e bukura prej ari dhe argjendi të Republikës së Shqipërisë, të lëshuara (emetuara) së fundmi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeut.

  • foto galeri
  • foto galeri

Numri i tyre është i kufizuar.

(Komunikatë.)

Përvjetori i Skënderbeut, heroit kombëtar

Republika e Shqipërisë sapo ka lëshuar (emetuar) një sëri monedhash madhështore ari dhe argjendi, legale, në sasi të kufizuar.

Ky emetim zyrtar, i planifikuar për të përkujtuar 500 vjetorin e Skënderbeut, heroit kombëtar, na ofron “Monedhat e reja” të jashtëzakonshme, të cilat tashmë mund t’i kërkojmë në të gjitha bankat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb