Parku i famshëm i lojërave ”Disneyland” ka nxjerrë në shitje si risi një sanduiç gjigant prej 100 dollarësh që mund të ushqejë 6 deri në 8 njerëz.

”I quajtur sanduiçi Pym-nini, ai është një nga ushqimet më të shtrenjta në ‘Avengers Campus House of Mouse’, një zonë brenda ‘Disney California Adventure’ kushtuar trajnimit të brezit të ardhshëm të superheronjve”, thanë autoritetet e parkut.

Në këtë sanduiç ka djathë, proshutë me rozmarinë, sallam dhe salcë domateje të thatë.

Është gjithashtu e mundur të blini një pjesë të sanduiçit për 14,50 dollarë.

Pym-nini do të jetë në dispozicion nga 4 qershori, kur ”Campus Avengers” më në fund do të jetë i hapur për publikun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb