Ndërtesa e Parlamentit të Afrikës së Jugut, që gjendet në Kejp Taun është përfshirë nga flakët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur epiket e zjarrfikësve, të cilëve iu deshën disa orë që ta vinin zjarrin nën kontroll. Flakët shkaktuan shtëllunga tymi që dukeshin nga disa kilometra larg ndërtesës.

Ndërkohë Ministrja e Punës Publike dhe Infrastrukturës, Patricia De Lille, tha për mediat se zjarri ka shkaktuar dëme në Dhomën e Parlamentit Kombëtar, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për të lënduar nga zjarri.

Sakaq ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb