Protestuesit vijojnë të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, teksa bëjnë thirrje të ndryshme.

Me qindra protestues në shesh thërrasin njëkohësisht slogane, që tregojnë revoltën e tyre ndaj keqqeverisjes.

“Parlamenti i krimit”, “PS-PD, k*lysha të komunizmit”, “Arrestoni Ballukun”, bënë thirrje qytetarët.

Tashmë protestuesit janë pranë Muzeut Kombëtar, duke bërë që zëri i tyre të jehojë në rrugët e kryeqytetit.

Ata kërkojnë largimin e kryemininistrit Rama, që e akuzojnë se pengon anëtarësimin e vendit në BE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: