Protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës, ndërsa marshojnë prej disa minutash në disa zona, nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, e deri te Rruga e Elbasanit, duke bërë thirrje kundër qeverisë.
Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, “Parlamenti i krimit, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Ju erdhi fundi”.
Protesta vijon prej 48 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
