TIRANE-Lufter Xhuveli, themeluesi i partisë Agrare Ambientaliste ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit, duke lënë partinë në duart e Agron Dukës.
Asambleja e kësaj partie pranoi dorëheqjen e tij. Ndërkohë, në krye të kësaj partie vjen një figurë interesante e politikës shqiptare. Bëhet fjalë për republikanin Agron Duka, deputet i Kuvendit dhe ish-ministër Bujqësie gjatë qeverisjes së Fatos Nanos.

Kjo parti bën të ditur në një njoftim për shtyp se, ‘më 25 Mars 2016 në Selinë e Partisë Agrare Ambientaliste u mblodh Asamblea e Përgjithshme e kësaj partie e cila pas diskutimeve mori disa vendime të rëndësishme:
-Asamblea vendosi që për të rritur efektivitetin elektoral të strukturave organizative të PAA-se, ato te pershtaten me strukturen e re te pushtetit vendor duke krijuar njesi te reja organizative te Partise per cdo bashki.
-Asamblea e PAA-se pranoi doreheqjen e Kryetarit te deritanishem Prof. Lufter Xhuveli dhe ne vend te tij Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste u zgjodh Zoti Agron Duka, Deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe ish-Minister i Bujqesise.
-Asamblea vleresoi lart kontributin e Prof. Lufter Xhuvelit ne drejtimin e Partise Agrare Ambientaliste, ne krijimin e nje identiteti te qarte te saj ne spektrin e politikes shqiptare dhe ne perfundim e zgjodhi ate kryetar te saj”.

Partia Agrare Ambientaliste është themeluar në vitin 1991 dhe është drejtuar prej atëherë nga Xhuveli.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb