Nuk kanë munguar komentet dhe kundër komentet mes kryeministrit Edi Rama dhe Belind Këlliçit gjatë mbledhjes së zhvilluar në Komisionin Hetimor për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa ka publikuar disa foto Këlliçi ka pyetur kryeministrit nëse ka pasur dijeni për një udhëtim të Arben Ahmetaj para pesë vitesh ku ka qenë i pranishëm edhe Mirel Mërtiri.

Nga ana e tij Rama tha kjo është një situatë e cila duhet verifikuar, ndërsa shtoi se nuk mund të përdoren foto për të përfshirë njerëz në çështje të ndryshme, dhe se duhet treguar kujdes në situata të tilla.

Debati:

Rama: Biseda po bëhet si debat politik në televizion.Me gjithë dëshirën të dëshmoj, unë këtu jam thirru si kryeministri dhe këtu jam për pjesën që më takon mua. Ajo që më takon ka të bëjë me situatën e mjedisit dhe ndotjes në Shqipëri. Një e dhënë e INSTAT lidhur me mbetjet , sa nga ato mbeteshin rrugë në 2013 dhe sa sot, është një diferencë e madhe. Sot kemi akoma, por me rëndësi është që pjesa më e madhe e territorit është e mbuluar me shërbim. Për t’u kthyer tek Tirana, këto që ju thoni janë spekulime…

Këlliçi: S’keni pse mërziteni shumë, unë ju vij me dokumente , firmë e të gjitha dhe spekuloj?

Rama: Unë kam fjalën spekulim, t’i përdor paligjshmëri. Për këto ka institucione, nuk janë këto punët e kryeministrit… A kanë marrë ata avion a nuk kanë marrë avion, përse mo puna ime është kjo. përse duhet ta di unë këtë

Këlliçi: Je njeriu më i informuar në Shqipëri

Rama: Në Shqipëri ka pushtete të ndara, më shumë autonomi institucionale

Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk po bën detyrat. SPAK që ju e keni merak e ftoj ta ndjekë Komisionin.

A jam korrekt kur them që ju kur keni marrë detyrën e kyreministrit keni vendosur kod etike dhe nëse ky shkelej do të merreshin masa?

Rama: Po

A ju duket etike që ministri i financave në udhëtim privat me një nga përfituesit aksidentohet në zonë  e Kumanovës, kemi foto… Është emri i Mirel Mërtiri është edhe zoti i Arben Ahmetaj. A ju duket normale që bën udhëtime private më një nga persona përfitues kryesor të aferave…

Rama: Kodi etik e kam kërkuar unë të vendoset në qeveri dhe është aprovuar në fillim. Është vendosur që ministrat , kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas, përveç rasteve të veçanta dhe rasti i veçantë është problemi im shëndetësor ku duhet të iki në Amerikë,…Histori basketbollistësh.

Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhuratat kanë një limit dhe sot në Këshillin e Ministrave ka një depozitë me dhurata që kanë një vlerë shumë të madhe që unë i kam regjistruar dhe ia kam lënë shtetit shqiptar. Lidhur me atë që tregoni , është e gjitha për t’u parë në çfarë rrethanash , dhe është për t’u gjykuar nga struktura që gjykon dhe përpara se të jap gjykim duhet që personi që e kishit këtu, duhet ta kishin pyetur . Kjo është një gjë që duhet sqaruar. Unë personalisht nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë përveç të bëj biseda që lidhen me çështje të interesit të tyre…Por duke pasur parasysh rrethanat konkrete duhet parë konkretisht sepse nuk mendoj që lidhjet duhen bërë kaq direkte.

Pra djali i ish-kryeministri ha e pi me një grup që është nga më të egrit të Europës. A është kjo arsye që unë të them që djali është mafioz dhe ato ndajnë kokainën bashkë. Jo ..kurrë… Në mik i vjetër në PS shprehej politika në Shqipëri është autobus unaze…edhe jeta në Shqipëri është autobus unaze, takohemi të gjithë dhe njihemi…

Këlliçi: Ky episod ka ndodhur 5 vite më parë dhe mendoj keni pasur mjaftueshëm kohë për t’u njohur me rastin.

Rama:  Nëse data është e saktë, ai nuk ka qenë ministër…Këto duhen verifikuar, mos të inkriminojmë njerëzit me foto…nuk dihet se çfarë foto të dalin unë do të mbroj ty… Më nxorri lakuriq mua partia jote…Zonja Tabaku mua partia juaj në foto më ka nxjerrë lakuriq, dhe kjo kulturë ..mos u merrni këto…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb