TIRANE- Partitë e vogla kanë zhvilluar ditën e sotme një takim për të diskutuar për reformën zgjedhore. Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Eduard Abazi, ka deklaruar se partitë e mëdha shfaqin indiferencë ndaj kërkesave të partive të vogla.

Sipas Abazi, administrimi i zgjedhjeve nuk duhet të bëhet nga partitë politike, por nga Gjykata e Lartë. “Të aplikohet votimi edhe numërimi elektronik”, tha Abazi.

Ndërsa, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, tha se javën tjetër deputetët e partive të vogla do të bëjnë më shumë presion që kërkesat e tyre të merren parasysh.

“Nuk kemi arritur asgjë për kërkesat tona. Meta më tha që javës tjetër do të kemi një përgjigje. Javën tjetër ne si deputetë do të bëjmë sërish presion”, tha Shehi.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: